-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Si kaloi universiteti “WISDOM” në duar italiane dhe sa diplomë të falsifikuara janë lëshuar

Kryesoret

Kolegji Universitar “WISDOM” në Tiranë, një institucion me 28 vjet histori në Shqipëri, është përfshirë në një skandal të madh për lëshimin e diplomave false.

Hetimet e Prokurorisë italiane në Trani kanë zbuluar se ky kolegj, i cili kishte qenë në pronësi shqiptare deri në vitin 2021, u shit te kompania FORMAMENTIS, e udhëhequr nga italianët Savino Cianci dhe Leonardo Catalano. Pas shitjes, kolegji është akuzuar për shpërndarjen e diplomave të falsifikuara për qytetarë italianë që dëshironin të hynin në administratë, duke paguar deri në 8,000 euro për çdo diplomë.

Hetimet tregojnë se ky aktivitet ka përfshirë edhe ryshfete ndaj zyrtarëve të qeverisë shqiptare për të siguruar një proces të favorshëm akreditimi. Sipas raporteve italiane, kjo shkelje është bërë e mundur përmes përdorimit të kompanive dhe shoqatave kulturore, dhe ka ndodhur në një periudhë trevjeçare pas blerjes së kolegjit nga italianët.

Në vitin 2021, ortakja e fundit e kolegjit, Katerina Paskali, shiti të gjitha aksionet në favor të FORMAMENTIS, duke e kaluar pronësinë në duar italiane. Kolegji, që ka pasur një kapital prej 500,000 euro, është tani në qendër të hetimeve të mëtejshme, dhe autoritetet shqiptare janë duke shqyrtuar të gjitha diplomat e lëshuara gjatë kësaj periudhe për të identifikuar dëmet dhe ndihmuar në përmirësimin e situatës.

Universiteti shqiptar i përfshirë në skemën e diplomave false, 9 të arrestuar në Itali

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit