Reperi amerikan Sean ‘Diddy’ Combs është arrestuar nga policia e Manhattan, pasi akuzohet për sulm seksual dhe për trafikim të qënieve njerëzore.
“Ne jemi të zhgënjyer në vendimin për të vazhduar atë që ne besojmë se është një arrestim e gabuar i z. Combs nga Prokuroria e SHBA”, tha avokati i Combs, Mark Anifilo për CNN.
Gjithashtu para disa kohësh reperi pranoi se ka dhunuar të dashurën e tij në një hotel në Los Anxhelos në vitin 2016. Kjo ngjarje u bë virale pas një video të publikuar në rrjete sociale.