Presidenti Bajram Begaj priti sot në zyrën e tij Gjeneralin Christopher G. Cavoli, Komandantin e Komandës Supreme të Aleatëve në Evropë.
Në takim, Begaj nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, duke theksuar: Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë është shumë i rëndësishëm dhe e vlerësoj shumë rolin që luan Komanda Evropiane e SHBA-së në nxitjen e bashkëpunimit tonë.
Presidenti Begaj diskutoi gjithashtu për zhvillimin e Forcave të Armatosura Shqiptare dhe angazhimin për të forcuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
Ai theksoi ndikimin e konflikteve globale në rajon dhe shprehu mbështetje për KFOR-in në Kosovë, duke e cilësuar atë si garantues për paqen dhe stabilitetin në rajon.