Një 46-vjeçar shqiptar është dënuar me dy vite burg në Britani për përfshirje në një operacion të paligjshëm të kultivimit të kanabisit.
Emri i tij është Emri Bushi dhe ai u arrestua më 23 korrik në Warwickshire gjatë një bastisjeje në një magazinë. Gjatë operacionit, policia zbuloi 3,577 bimë kanabisi, me një vlerë të përllogaritur prej 1-2 milionë paund.
Bushi u kap pas disa orëve kërkimi, kur u gjet i fshehur në një zgavër mes dy mureve.