Hapja e kampit të emigrantëve në Gjadër është shtyrë edhe pse ishte planifikuar për në fillim të shtatorit. Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka deklaruar se duhen edhe disa javë që të hapet kampi.
“Do të duhen edhe disa javë që gjithçka të jetë e përsosur. Do të kisha preferuar që të kishte filluar më herët. Sytë e botës janë përqendruar në këtë iniciativë”, tha Meloni.
Ajo u shpreh se nuk i ka problem kritikat dhe modeli që ka projektuar qeveria italiane si qendrër për përpunimin e kërkesave për azil nuk ishte provuar më parë.
“Nuk i kam problem kritikat. Modeli që qeveria italiane ka projektuar si qendër për përpunimin e kërkesave për azil nën juridiksionin italian dhe europian në një vend të huaj nuk ishte provuar më parë. Nëse funksionon, dhe besoj se do të funksionojë, të gjithë do të kuptojnë se ekziston një mënyrë edhe për elementin e frenimit të grupeve kriminale”, theksoi Meloni.