Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi vendimin dhe ka rrëzuar kërkesën e Anterio Kaloshin. Ai kishte kërkuar daljen nga regjimi i posaçëm 41 biss.
GJKKO me trupin gjykues të përbërë nga gjyqtarja Nertina Kosova ka shpallur vendimin “Për vendosjen në regjimin e posaçëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë të të burgosurit Anterio Kaloshi”.
Anterio Kaloshi u kalua në regjimin e posaçëm me një vendim të Ministrisë së Drejtësisë më 2 mars, pasi dyshohej se nga qelia e burgut mbante kontakte me njerëz të botës së krimit. Ai akuzohet për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhes në vitin 2017 dhe është dënuar me burgim të përjetshëm.