-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kujdes! Kurthi i hakerave nga Vietnami që po bëjnë kërdinë në Shqipëri

Kryesoret

Dje policia njoftoi se ka konstatuar mesazhe të maskuara si ato të kompanisë “Meta” drejt numrave të telefonit për konfirmimin e të dhënave në “Facebook”. Sipas policisë, në këto mesazhe pretendohet verifikimi i llogarive në “Facebook”, ose në të kundërt llogaria do të mbyllet.

Mirëpo, uniformat blu theksojnë se këto mesazhe kanë si synim orientimin e poseduesve të llogarive drejt linqeve mashtruese me qëllim marrjen në posedim të llogarive të personave në mënyrë të padrejtë.

Kjo bëhet me qëllim që të vidhen adresa në Facebook që janë të lidhura me kartën e bankës për të bërë sponsorizime të bizneseve të tyre.

Nuk dihen se nga çili shtet janë hakerat, por numri që ata përdorin rezulton të jetë me prefiks nga Vietnami. Pasi ata arrinin që të merrnin të dhënat e profilit, më pas futeshin në llogarinë bankare duke transferuar shuma parash.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit