Miroslav Lajçak, emisari special i BE-së, ka shprehur zhgënjimin e tij pas dështimit të takimit trepalësh në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.
Në një postim në rrjetin social “X”, Lajçak shpjegoi se nuk u arrit të diskutojnë çështjet më urgjente dhe u shpreh i gatshëm të presë palët në Bruksel gjatë javëve të ardhshme për vazhdimin e negociatave.
Ai theksoi se do të vazhdojnë përpjekjet për të adresuar problemet kryesore në të ardhmen.