NATO ka theksuar se çdo vendim për hapjen e Urës së Ibrit në Mitrovicë duhet të merret nëpërmjet dialogut dhe në koordinim me komunitetin ndërkombëtar.
Ky qëndrim u shpreh gjatë takimeve të zhvilluara në Bruksel mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, në prani të përfaqësuesve të NATO-s dhe BE-së.
Tom Goffus, ndihmës sekretar i Përgjithshëm i NATO-s për Operacionet, theksoi se çdo vendim duhet të sigurojë një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë, duke përmbushur mandatin e KFOR-it dhe duke ruajtur stabilitetin në rajon.
“Vendimet duhet të merren përmes dialogut, në koordinim të kohës dhe në mënyrë efektive me Komunitetin Ndërkombëtar, dhe duhet të sigurojmë që të mos rrezikohet siguria e komuniteteve lokale apo e trupave të NATO-s,” deklaroi Goffus.