-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Shqipëria gati për mbështetje të NATO-s në projektin e Porto Romanos

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria është e gatshme të lehtësojë ndërhyrjet e NATO-s në Korridorin 8, një rrugë strategjike që lidh Adriatikun me Detin e Zi.

Rama e bëri këtë njoftim gjatë ceremonisë në të cilën General Christopher G. Cavoli, Komandant Suprem i NATO-s dhe i Forcave Amerikane në Europë, u nderua me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Europian i Tiranës.

Rama vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë me NATO-n dhe nënvizoi se Shqipëria është e përkushtuar të ndihmojë në forcimin e stabilitetit në rajon.

“Sepse Shqipëria është gjithmonë e gatshme për të bashkëpunuar në mënyrën e vetë, por kur bashkëpunimi është në të dyja krahët është shkëlqyer. Dhe sikundër thuhet: Zoti e bekoftë SHBA-në! Zoti bekoftë NATO-n! Zoti e bekoftë Shqipërinë”, tha Rama.

Ai i shprehu mirënjohje General Cavolit për mbështetje të vazhdueshme ndaj Shqipërisë dhe aleancës, duke theksuar se bashkëpunimi ndërkombëtar është kyç për sigurinë dhe stabilitetin global.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit