Kryeministri Edi Rama sot do të mbledhë drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryebashkiakët socialistë. Takimi do të zhvillohet në 14:00 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Takimi bëhet në kuadër të organizimit të punëve në terren për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës, ku Rama pritet të lërë porositë.