Zyra Islamaj e cila deri tani ka mbajtur postin e nënkryetares së bashkisë së Tropojës është komanduar në krye të institucionit pas vendosjes së masës së arrestit në shtëpi për Rexhë Byberin.
Byberi bashkë me zv/ kryetarin e bashkisë, Abedin Kërrnaja akuzohen për shpërdorim detyre në dy raste. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, Prokuroria e Posaçme thotë se Byberi dhe Kërrnaja kanë shkelur ligjin në për ndërtimin e dy rrugëve, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit 277. 611.520 lekë.
Sipas SPAK, kryetari i Bashkisë dhe nënkryetari kanë shkelur ligjin “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, gjatë procesit për hapjen e dy rrugëve sipas projekteve të miratuara nga Këshilli Bashkiak.