-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Teliti: Rama po ndan Shqipërinë mes oligarkëve, qeveria teknike e panegociueshme

Kryesoret

Në përvjetorin e 260 të qëndresës qytetare, Dorian Teliti, nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, ka kërkuar zhdukjen e modelit të qeverisjes së Edi Ramës, duke e akuzuar atë për ndarjen e Shqipërisë mes oligarkëve dhe hajdutëve.

Teliti ka bërë thirrje për një qeveri teknike dhe ka lavdëruar modelin e Sali Berishës, duke theksuar përparimet e bëra gjatë mandatit të tij, si liberalizimi i vizave me BE.

Ai ka kritikuar ashpër Ramën për papunësinë, emigrimin, dhe falimentimin e biznesit dhe ka apeluar për një ndryshim të menjëhershëm në drejtim të një qeverisjeje më të mirë.

“Qytetarët të vendosin pa frikë se kush do t’i qeverisë më 2025. Modeli i Ramës, është papunësia, emigrimi, shpopullimi i vendit, falimentimi i biznesit me taksa më të larta në rajon, braktisja e arsimit, fermerit, një model i dështuar, antishqiptar që duhet ta shporrim një orë më parë. Modeli tjetër është ai i Berishës, që e çon vendin përpara në Evropë, që hapi kufijtë dhe lëvizjen e lirë.

Këta duan të na mbyllin Brenda në këtë burg të rilindjes. Ne jemi për modelin e Berishës, që e ktheu vendin me pagat më të larta në rajon, modelin që ktheu investitorët, hapi vendet e punës dhe modeli që s’tradhtoi shqiptarët. Sot shqiptarët ndihen të tradhtuar, se qeveritarët e kanë mendjen si të pasuruohen më shumë.

Rama po ndërton Shqipërinë e oligarkëve dhe hajdutëve. Pa u miratuar kërkesat tona nuk tërhiqemi. Qeveria teknike është kusht i panegociueshëm. Qëndresa është treguesi i qartë se si qytetarët nuk dorëzohen ndaj çdo terrori shteti qoftë ai, apo policor. T’i themi jo çdo lloj abuzimi që bëhet me njerëzit.”, u shpreh Teliti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit