Një 60-vjeçar ka ndërruar jetë teksa udhëtonte me motor në aksin Plepa – Shkozet. Policia është nisur drejt vendngjarjes për të hetuar rastin.
Aktualisht, nuk dihet nëse vdekja është shkaktuar nga një aksident apo një infarkt.
Ekspertët do të përcaktojnë shkakun e vdekjes dhe nëse ka pasur përplasje me ndonjë mjet.