Shoferi i furgonit që aksidentoi një 6-vjeçare në aksin Shënkoll-Lezhë është arrestuar. Ai, P.F, 56 vjeç, akuzohet për “Shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Automjeti i tij është bllokuar si provë materiale. Pas testit të alkoolit, rezultoi negativ.
E mitura është dërguar në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore, ndërsa policia vazhdon hetimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.