-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BE mirëpret thirrjet e Vuçiç për riintegrimin e serbëve në Kosovë

Kryesoret

Bashkimi Evropian, përmes zëdhënësit të tij Peter Stano, mirëpriti thirrjet e presidentit serb Aleksandar Vuçiç për riintegrimin e serbëve në Kosovë.

Stano theksoi se është e rëndësishme që serbët e Kosovës të angazhohen në zgjedhjet lokale dhe të kthehen në institucionet nga të cilat janë larguar që pas krizës së vitit 2022.

“Ne e mirëpresim gatishmërinë e shprehur nga presidenti Vuçiç për të vazhduar angazhimin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Pozitivisht e marrim edhe thirrjen e tij për serbët e Kosovës, që të marrin pjesë në zgjedhjet në Kosovë dhe të riintegrohen në të gjitha institucionet e Kosovës, nga të cilat janë larguar në vitin 2022”, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, shkruan REL.

Në vazhdim, zëdhënësi i BE-së përmendi rëndësinë e implementimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si një hap i domosdoshëm për të siguruar stabilitet dhe përfaqësim të drejtë në Kosovë.

Stano u bëri thirrje të dyja palëve që të respektojnë kornizën ligjore të Kosovës dhe të punojnë drejt një zgjidhjeje që promovon paqen dhe bashkëpunimin në rajon.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit