-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Firmoset urdhri për kompensimi ushqimor për policët, pagesa kalon në kartë

Kryesoret

Drejtori i komanduar i Policisë së Shtetit Sokol Bizhga ka firmosur urdhrin për miratimin e fondit të kompensimit ushqimor për efektivët e policisë.

Urdhri u është dërguar sektorëve dhe seksioneve të njësive shpenzuese pranë drejtorive të policive dhe kompensimi i muajit dhjetor të vitit 2023 do të kalojë në llogarinë e pagesës së punonjësve të policisë.

Ndërsa për periudhën janar-gusht 2024, pagesa do të kalojë në bankat e nivelit të dytë, sipas preferencave të vetë punonjësve.

Ndërkohë në urdhrin që mban firmën e drejtorit Bizhga urdhërohet që për muajt në vijim pagesa e kompensimit ushqimor do të kryhet për çdo muaj sipas detyrimeve përkatëse.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit