Mbledhja e Komisionit të mandateve është ndërprerë për shkak të lajmit të hidhur të ndarjes nga jeta e ish deputetit të Partisë Demokratike Gerti Bogdani.
Në mbledhje Gazment Bardhi tha se “Sapo është konfirmuar se një ish koleg i joni, Gert Bogdani sapo ka ndërruar jetë, ky lajm është tronditës dhe shumë i rëndë për ne kolegët e tij në PD, besoj për kolegët e tij në Kuvendin e Shqipërisë. Kërkoj ndërprerjen e mbledhjes”.
Ndërsa kryetarja e Kuvendit Elisa Spiroplai shprehu ngushëllimet e saj për kolegun e tyre.
“Të prehet në paqe kolegu ynë Gert Bogani Ngushëllime nga zemra, familjes së tij u pretë në paqe”, tha Spiropali.