Arbër Çepani, kunati i Gerti Bogdanit, ndau një postim emocionues për ish-deputetin e Partisë Demokratike, duke kujtuar një ngjarje nga 12 vite më parë.
Ai shpjegoi se pas një skaneri të frikshëm, Gerti e inkurajoi të shkonte në Maldive për t’u shëruar nën rrezet e diellit. Çepani shprehu dhimbjen që sot, në një moment të ngjashëm, nuk mundi t’i thoshte të njëjtën gjë Gertit tek dera e spitalit.