Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka reaguar në lidhje me ndarjen e papritur nga jeta e ish deputetit të Partisë Demokratike Gerti Bogdani.
Spiropali shprehet se është e tronditur nga ikja e Bogdanit, pasi ka ikur i ri, vetëm 44 vjeç.
“Dhimbje e thellë për ndarjen nga jeta të kolegut tonë, ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, babait, bashkëshortit, birit, Gerti Bogdani. Na trondite me ikjen tënde, Gert! Ike shumë i ri, vetëm 44 vjeç! Ngushëllime nga zemra familjes! U prehsh në paqe! Të ndrittë shpirti”, shkruan kryetarja e Kuvendit.