Themeluesi i kompanisë Gold Apollo, me bazë në Tajvan, ka deklaruar se pajisjet e komunikimit që shpërthyen në Liban janë bërë nga një firmë me licencë në Evropë.
Hsu Ching-Kuang tha për gazetarët se pajisjet e modelit AR-924 nuk u prodhuan drejtpërdrejt nga Gold Apollo, por kompania evropiane që kishte të drejtë të përdorte emrin e saj.
Por, ai nuk dha asnjë detaj tjetër për kompaninë evropiane. Ndërkohë dy burime thanë për Reuters se agjencia e spiunazhit të Izraelit, Mossad vendosi një sasi të vogël eksplozivi brenda 5000 “Pager” të porositura nga Hezbollah.
I njëjti burim sigurie pohoi se pajisjet ishin modifikuar nga shërbimi spiun i Izraelit “në nivelin e prodhimit”.
Imazhet e pajisjeve të komunikimit të analizuara nga Reuters treguan një format që ishte në përputhje me “Pagers” e bërë nga Gold Apollo.
Deri në tre gram eksploziv u fshehën brenda pajisjeve, por nuk u zbuluan nga Hezbollahu për muaj të tërë, tha burimi për agjencinë e lajmeve Reuters.
Një burim tjetër tha se 3.000 nga pajisjet që kishin eksploziv shpërthyen kur iu dërgua një mesazh i koduar.
“Mossad injektoi një tabelë brenda pajisjes që ka material shpërthyes që merr një kod. Është shumë e vështirë ta zbulosh atë me çdo mjet. Edhe me çdo pajisje apo skaner,” tha burimi.