Sparta e Pragës shkëlqeu në duelin ndaj Salzburg duke fituar 3-0. Protagonist u bë Qazim Laçi, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 58, duke vulosur shifrat në 3-0.
Në këtë duel të Champions League pati minuta edhe për dy shqiptarët e tjerë Rrahmanin dhe Krasniqin që u aktivizuan në minutat 64 dhe 72, ndërkohë që Tuci e ndoqi duelin nga stoli.