Nga muaji Tetor do të nisë indeksimi i pensioneve. Masa do të jetë 4.1%. Vendimi u miratua ditën e sotme në mbledhjen e qeverisë. Lajmin e dha ministri i Ekonomisë, Bledi Gonxhe. Më tej ministri tha se po punohet për skemën e re të pensioneve.
“Indeksohen pensionet për masën 4.1%. 17 milionë Euro llogaritet efekti në buxhet vetëm për tre muajt e vitit 2024. Po punojmë për të pasur një rishikim të skemës dhe mundësive. Në fund të vitit bonusi do të jetë i rishikuar me një rritje.
Më tej do të shikojmë nga mesi i muajit tetor, një dialog dhe palët e interesuara për të pasur një rishikim të skemës dhe vlerësim për të na nxjerrë rezultatet që kërkojmë për të gjeneruar një rritje të të ardhurave” tha ai.