Më shumë se 300 ushtarë nga Mbretëria e Bashkuar kanë ateruar në aeroportin “Adem Jashari” të Prishtinës si pjesë e një kontingjenti nga Regjimenti Mbretëror i Jorkshërit. KFOR-i njoftoi se dislokimi i këtyre forcave është i lidhur me ushtrime rutinore që do të zhvillohen nga 18 shtatori deri në fund të tetorit.
Gjatë këtij periudhe, forcat britanike do të kryejnë aktivitete stërvitore së bashku me trupat e tjera të KFOR-it, me qëllim testimin e procedurave për dislokimin e shpejtë dhe integrimin e trupave shtesë në mision. Këto ushtrime synojnë të rrisin gatishmërinë e KFOR-it për t’u përgjigjur ndaj situatave të sigurisë në rajon.
Më shumë se 300 ushtarë britanikë zbarkojnë sot në Kosovë si përforcime për KFOR-in