-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vdekja e Bogdanit, reagon kryetari i LDK-së: Humbje e madhe për shqiptarët

Kryesoret

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-deputetit Gerti Bogdani, duke e cilësuar atë si një humbje të madhe për shqiptarët.

Në një videomesazh, Abdixhiku tha se humbja e Bogdanit ishte e papritur dhe shprehu keqardhje për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në promovimin e vlerave demokratike në Shqipëri dhe Kosovë. Ai e përshkroi Bogdanin si një politikan model dhe frymëzim për të rinjtë në politikën shqiptare, duke theksuar se ai ishte një përfaqësues i shkëlqyer i rinisë shqiptare.

“E nderuara familja Bogdani, me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të mikut tim dhe të Lidhjes Demokratike, Gerti Bogdani, i cili gjithë jetën e tij ia kushtoi promovimit të vlerave demokratike në Shqipëri e Kosovë. Gerti ishte politikan model duke shërbyer si inspirim për çdo të ri në politikën shqiptare. Ai rrjedhte nga një familje tiranase me traditë dhe u bë përfaqësuesi më i mirë i rinisë shqiptare. Gerti ndihmoi e dha kontribut të jashtëzakonshëm edhe për anëtarësimin e LDK-së në EPP, gjatë kohës sa ishte përfaqësues i PD”.

“Humbja e tij e papritur, është humbje e madhe për shqiptarët, neve dhe të gjithë ata që e njohën. Për ne në Lidhjen Demokratike të Kosovës, bashkëpunimi dhe lidhjet tona me të do të mbeten kujtim i çmuar. Në emër timin personal dhe anëtarësisë së Lidhjes Demokratike, i shprehim ngushëllime gruas Edlirës, prindërve të tij, fëmijëve, gjithë familjes Bogdani, miqve dhe të gjithë atyre që njohën”, shprehet ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit