-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç: Dialogu me Kosovën mbetet i vështirë, por Serbia do të jetë gjithmonë serbët atje

Kryesoret

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, shprehu dyshime për përmirësimin e situatës në Kosovë, duke theksuar se dialogu është i nevojshëm, por i mohuar nga Prishtina.

Ai akuzoi autoritetet kosovare për mospranimin e dialogut dhe shprehu përkushtimin e Serbisë ndaj serbëve në Kosovë. Takimi në Bruksel pritet të diskutojë çështje të rëndësishme si rritja ekonomike dhe zgjerimi i BE-së.

“Ata kurrë nuk e deshën atë dhe gjithmonë përpiqeshin të fajësonin Beogradin për gjithçka. Kemi të bëjmë me njerëz, qëllimi i të cilëve është dëbimi dhe shkatërrimi i popullit serb në rajonin e Kosovës. Ata nuk duan dialog, sepse thonë se janë shtet sovran. Nuk mendoj se atje na presin ditë më të mira, do të kemi probleme të panumërta, por Serbia do të jetë gjithmonë me njerëzit e saj në Kosovë. Është e jona të ndihmojmë njerëzit tanë. Gjatë gjithë ditës kanë paralajmëruar hapjen e urës në Ibër. Do të shohim nëse NATO do ta mbajë fjalën dhe shpresoj ta mbajë”, tha Vuçiçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit