-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berlini presion Kosovës, Vuçiç: Prano tregun e përbashkët ose del nga loja

Kryesoret

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi se dëshiron të jetë pjesë e tregut të përbashkët në Ballkanin Perëndimor, pasi sipas tij është kusht themelor për t’iu bashkuar tregut të përbashkët europian.

“Këtu ai që nuk dëshiron të marrë pjesë del nga loja, ndërsa të tjerët qëndrojnë në lojë. Ne mbetemi në lojë dhe kemi pranuar gjithçka në këtë drejtim. Ne duam një Ballkan të hapur Perëndimor, duam hapjen e kufijve, qarkullimin e lirë të mallrave dhe shërbimeve” tha ai.

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, muajin e kaluar tha se emisari gjerman, Manuel Sarrazin, kishte ardhur në Kosovë për ta nxitur kryeministrin Albin Kurti për të bërë kompromis për CEFTA-n që Kosova të zhbllokojë ndalesën për importin e mallrave serbe dhe në këmbim të zëvendësohet UNMIK-u  – me të cilin është përfaqësuar Kosova – me Kosovën, por tha se kjo përpjekje ishte e pasuksesshme.

Ai paralajmëroi se mund të vazhdohet edhe pa Kosovën. “Nëse është e nevojshme, vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor do të vazhdojnë pa Kosovën tani për tani, për të vazhduar me bashkëpunimin rajonal dhe Procesin e Berlinit”, kishte thënë ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit