-sidi education-spot_img
21.8 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Vuçiçi e ka makth Kosovën

Kryesoret

Kryeministri i Shqipëri, Edi Rama në një intervistë për “Turkiye Today” u shpreh se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e ka një makth dhe ai makth është Kosova.

“Presidenti Vuçiç është dikush me të vërtetë me njohuri të mëdha, intuitë të shkëlqyer, që mezi pret shumë gjëra, por ka makthin e tij: është Kosova. Kaq është. Pikë. Kur makthi i pushton emocionet, ai arrin gjithashtu të thotë gjëra që sinqerisht nuk kanë kuptim.

Kosova është e pavarur; është republikë. Ky proces është i pakthyeshëm. Nëse Kosova preket, preket edhe Shqipëria. Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, Shqipëria është nën një kërcënim ekzistencial”, ka deklaruar Rama.

Rama e hodhi poshtë idenë e Vuçiçit se Turqia ka ambicie “neo-osmane” në rajon. “Çfarë neo-osmanizmi? Jam i sigurt që presidenti i Serbisë mund të shohë se Turqia ka investuar më shumë në Serbi sesa në Shqipëri dhe Kosovë së bashku”.

Megjithatë, Rama nënvizoi se edhe pse ka mosmarrëveshje me Beogradin, Vuçiçi mbetet një lider “me të cilin mund të bisedohet dhe të ndërtohet bashkëpunim mbi objektiva të përbashkëta”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit