Sot në Mitrovicë, dy persona kanë pësuar lëndime si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në një shtëpi në rrugën “Xhemail Haxha”.
Zëdhënësi i policisë, Avni Zahiti, njoftoi se incidenti ndodhi rreth orës 15:40 dhe se të lënduarit u dërguan për trajtim mjekësor.
Në vendngjarje kanë reaguar zjarrfikësit dhe njësitë policore për të hetuar rastin dhe për të siguruar zonën. Autoritetet po punojnë për të zbardhur shkaqet e shpërthimit.