Gjykata e Vlorës i jep mandatin si kryetar i bashkisë së Himarës Vangjel Tavos.
Ky vendim është marrë një ditë më parë nga gjyqtari Artan Çirraga. Gjykata e Vlorës e ka vlerësuar të ligjshëm dhe më pas i ka dhënë mandatin për drejtimin e bashkisë së Himarës.
Vangjel Tavo u shpall fitues në zgjedhjet e Himarës me mbi 1400 vota diferencë ndaj kandidatit opozitar Petro Gjikurisë.