Seanca plenare e Kuvendit u hap me një minutë heshtje për ish-deputetin Gerti Bogdani, i ndarë nga jeta një ditë më parë pas një arresti kardiak.
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali theksoi se Bogdani ishte një politikan me integritet dhe përkushtim, që shërbeu me nder në qeverisjen vendore dhe në Kuvend.
“Ishte një politikan me integritet të madh, që shërbeu me përkushtim në qeverisjen vendore në Tiranë, por edhe në dy legjislatura në Kuvendin e Shqipërisë. Gerti Bogdani do të mbahet mend si njeriu serioz, fjalëmatur, qytetar, ekselent në çdo pikëpamje. Dhe kështu do të mbetet në kujtesën tonë, në kujtesën e çdo qytetari”, tha Spiropali.
Pas kësaj, deputetët e PD-së u larguan nga salla si shenjë respekti.