Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, theksoi rëndësinë e Procesit të Berlinit, duke e cilësuar si një iniciativë që ka forcuar lidhjet midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.
Ai shprehu krenarinë për arritjet e këtij procesi që nga fillimi në 2014, duke theksuar përkushtimin për rritjen e bashkëpunimit dhe mbështetjes për Kosovën dhe rajonin.
“Bashkë jemi të përkushtuar për rritjen e bashkëpunimit dhe mbështetjen në rritje në Kosovë dhe krejt regjionin”, tha diplomati gjerman.