Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, shpalli sot fillimin e raundit të dytë të aplikimeve në UAlbania, që do të zgjasë deri më 21 shtator.
Maturantët do të kenë mundësinë të zgjedhin nga 10 programe studimi, pas një raundi të parë me mbi 16 mijë regjistrime, ku Inxhinieria Informatike, Mjekësia dhe Ekonomia ishin më të preferuarat.