Një 51-vjeçar shqiptar u arrestua në Milano pas një operacioni policor ku u zbuluan 24 doza kokainë dhe 6 doza kokainë rozë, të fshehura në të brendshme.
Policët ndërhynë pasi e panë duke i dorëzuar substanca një 44-vjeçari amerikan. Gjatë kontrollit, u gjetën gjithashtu 7,350 euro cash dhe 315 euro në xhepat e tij.
Në shtëpinë e tij, në zonën Barona, u zbulua edhe 10,000 euro cash të fshehura brenda një lavatriçeje, si dhe 20 doza të tjera kokainë rozë. Autoritetet po hetojnë lidhjet e mundshme të trafikantit.