-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrëfimi prekës i Arbër Çepanit për kunatin e tij: Edlira shikonte celularin dhe priste t’i shkruante

Kryesoret

Ndarja parakohore e Gerti Bogdanit ka tronditur thellësisht familjen dhe shoqërinë, duke lënë pas një boshllëk të madh.

Kunati i tij, Arbër Çepani, shprehu dhimbjen në emisionin “Top Story”, duke thënë se ishte e pamundur të fliste për të: E kam të pamundur të flas për Gertin, por donte Edlira të isha këtu, dhe e di që do donte dhe ai që të isha këtu. Do doja të flisja për gjëra të tjera për Gertin, jo pasi bëmë funeralin. Por Edlira donte të isha këtu, që të flisnin njerëz që e donin dhe i donte.

Gertin se quaj dot kunat, e kisha dhe shok e kisha këshillues, ishte për ne si një mal, çdo problem të kishim e kishim Gertin si një mal, ta shikonim Gertin në atë gjendje, që nuk bënim dot asgjë për të.

Duke qarë u shpreh se “boshllëku është i pakuptueshëm fare,” duke ndarë një moment prekës “Edlira mbante celularin në dorë, i thoja ma jep celularin ta mbaj unë, dhe më thoshte se ‘jo se mos më shkruan Gerti”. Shihte gjithmonë nga celulari se mos i shkruante. E kam të pamundur të jem sonte këtu, por donte Edlira”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit