Numri i viktimave në Liban është rritur në 20 si pasojë e shpërthimeve të “pagerëve” (pajisjeve të komunikimit), ndërsa mbi 450 persona janë raportuar të plagosur, sipas informacioneve nga Anadolu.
Ministria e Shëndetësisë në Liban ka dhënë detaje lidhur me këtë tragjedi që ndodhi në kryeqytetin Beirut dhe në zona të tjera. Agjencia zyrtare NNA raportoi shpërthime në “pagerët” në Beirut dhe jug të vendit.
Drejtoria e Mbrojtjes Civile po punon për të shuar zjarret që kanë shpërthyer në dhjetëra shtëpi, automjete dhe vende pune për shkak të këtyre shpërthimeve, veçanërisht në jug të Beirutit dhe rajonet Bekaa e Jebel.