Policia ka shoqëruar R. B., 57 vjeçare, pasi ajo tentoi të merrte një fëmijë 2-vjeçar në një market në Rrugën e Barrikadave.
Ngjarja ndodhi më 15.09.2024, kur ajo doli me fëmijën nga marketi dhe më pas u rikthye. Sipas informacioneve, ajo dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor.
Materiet janë referuar në Prokurori për procedim penal për “Heqjen e paligjshme të lirisë”, mbetur në tentativë.