Jamie Shea, ish-zyrtar i NATO-s, ka shprehur shqetësim për paralajmërimet e vazhdueshme të liderëve të Kosovës për kërcënime nga Serbia pas sulmit në Banjskë.
Në emisionin “Expose” të Radios Evropa e Lirë, ai theksoi se nuk sheh tension të veçantë në kufi dhe se Serbia nuk ka rritur praninë e trupave.
“Mendoj se nuk është në rregull të flitet për kërcënime ushtarake. Nuk shoh ndonjë tension të veçantë në kufi. Serbia s’i ka shtuar trupat e saj në kufi. KFOR-i e ka rritur poashtu praninë në Veri pas sulmit në Banjskë. Pra marrëveshjet e sigurisë janë të qarta. Unë mendoj se duhet të ndalojmë së foluri për kërcënime dhe të kthehemi në tryezën e bisedimeve”, ka thënë Shea.
KFOR-i ka rritur praninë në veri, duke treguar se marrëveshjet e sigurisë janë të qarta.