Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një 40-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij.
Sipas policisë, nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e tij, dhe paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Rreth orës 19:30, Urgjenca e Spitalit të Durrësit njoftoi për incidentin në lagjen nr. 8. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes së tij.