Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në një pritje në akademinë ushtarake West Point gjatë vizitës së saj në Shtetet e Bashkuara.
Ajo shprehu nderimin për mikpritjen nga ushtria amerikane në një postim në Facebook.
Osmani udhëtoi në Nju Jork në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ku planifikon takime me liderë botërorë dhe aktivitete zyrtare.
Në agjendën e saj përfshihen diskutime me homologët dhe aktivitete me mërgatën shqiptare në SHBA.