Prokuroria Speciale në Kosovë njoftoi ditën e sotme se është intervistuar Koordinatorja e Komiteteve të Vetëvendosjes, Dejona Mihali.
Prokuroria njofton se ajo është ftuar për intervistim në cilësinë e dëshmitares për disa çështje, por nuk ka bërë të ditur më shumë detaje
“Prokuroria Speciale informon se sot, Dejona Mihali, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. E njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale, të cilat kjo prokurori i ka në hetim”, ka thënë PSRK.