Në vendkalimin kufitar Bllacë është vendosur tabela me mbishkrimin edhe në gjuhën shqipe, raportojnë mediat shqip në Maqedoni të Veriut.
Ditë më parë në këtë vendkalim ishte hequr tabela me mbishkrimin në gjuhën shqipe dhe ishte vendosur vetëm ajo në gjuhën maqedonase.
Kryeministri Hristijan Mickoski ngjarjen e cilësoi si përpjekje për destabilizim të vendit.
Lidhur me këtë çështje reagoi VLEN, pas së cilës tabelat përsëri u hoqën dhe u kthyen ato me mbishkrimin shqip.