Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka arrestuar 26-vjeçarin Ervis Mersini, pas ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Apelit.
Mersini ishte dënuar më 16 janar 2024 me 4 vjet e 8 muaj burgim për prodhim dhe shitje narkotikësh. Ai kishte mbetur për të vuajtur edhe 1 vit e 4 muaj të dënimit. P
Policia e Elbasanit, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve, e ndaloi atë për të garantuar përmbushjen e vendimit të gjykatës, duke theksuar angazhimin e saj për të luftuar krimin e drogës në rajon.