Demokratët e diasporës në Forli të Italisë kanë zgjedhur kryetarin e ri të kësaj dege, pas regjistrimit të anëtarësisë gjatë ditës së sotme. Pasi ka përfunduar votimi fitues është shpallur Gëzim Brunga me rreth 90% të votave.
Në garë për kreun e PD Forli në Emiglia Romagnia në Itali ishin Brunilda Dakoli, Aleks Bega dhe Gëzim Brunga.
Gjatë procesit të votimit të pranishëm nga PDSH ishte kryetarja e LDG Albana Vokshi, si dhe deputetja e Forca Italia, Rosaria Tassinari.