-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ekstradim i dyfishtë/ I kërkuari për drogë në Shqipëri, grabitësi dërgohet në Itali

Kryesoret

Në kuadër të operacioneve të koduara “Para drejtësisë”, janë realizuar dy ekstradime të rëndësishme. Shtetasi shqiptar E. H., 53 vjeç, banues në Milot, është ekstraduar nga Italia në Shqipëri.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për kultivimin e 320 bimëve narkotike cannabis sativa në vitin 2022 dhe i ishte caktuar masa “Arrest në burg” nga Gjykata e Apelit të Tiranës.

Në të njëjtin operacion, është ekstraduar drejt Italisë shtetasi V. Gj., 46 vjeç, nga Kruja, i dënuar me 9 vjet burgim për grabitje me armë në bashkëpunim. Ai ka mbetur për të vuajtur gjithsej 5 vjet e 9 muaj burg.

Të dy ekstradimet janë dorëzuar përkatësisht në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe në autoritetet italiane.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit