-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Goxhara qëndron në burg, Apeli refuzon kërkesën për arrest shtëpie

Kryesoret

Efektivi i policisë, Erjon Goxhara, i cili qëlloi me 6 plumba drejtorin e Entit Rregullator të Energjisë, Lorenc Kosta, do të vazhdojë të qëndrojë në burg. Gjykata e Apelit në Tiranë refuzoi kërkesën e tij për zbutjen e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.

Goxhara argumentoi se ngjarja ndodhi në gjaknxehtësi dhe se si kryefamiljar duhet të kujdesej për fëmijët e tij, por këto pretendime nuk bindën gjyqtarët. Ngjarja e rëndë, e ndodhur më 19 gusht 2024, rezultoi nga dyshimet e Goxharës për një lidhje intime mes Kostës dhe bashkëshortes së tij. Ai tha se nuk kishte pasur qëllim për ta vrarë dhe e kishte qëlluar në pjesët e poshtme të trupit.

Goxhara, i cili u vetë-dorëzua me armën e shërbimit, vazhdon të përballet me akuza të rënda, ndërsa ngjarja ka tronditur opinionin publik.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit