Moderatorja Kiara Tito ka folur për depresionin pas lindjes së Lunës në një pyetesor në Instagram.
Një ndjekës e pyeti se si e kishte kaluar këtë periudhë të vështirë, duke shprehur shqetësimin se ndodhet në të njëjtën situatë.
Kiara theksoi se depresioni pas lindjes është një gjendje që kalon, pavarësisht se në atë moment mund të duket e pamundur. Ajo inkurajoi nënat , si dhe ndau disa këshilla praktike për të ndihmuar në përballimin e situatës.