Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka deklaruar se sezoni turistik i këtij viti ishte shumë i suksesshëm. Kumbaro u shpreh se këtë vit ka pasur 20% më shumë vizitorë të huaj.
Ajo tha se numërimi i turistëve jo rezidentë që vijnë në vendin tonë, bëhet nëpërmjet sistemit TIMS.
“Sistemi TIMS është mënyra më e pagabueshme e përllogaritjes, sepse çdo gjë është elektronike dhe përcaktohet kollaj. Po ky sistem na ndihmon të caktojmë prejardhjen, moshën edhe nëse ka ardhur disa herë apo vjen për herë të parë”, us hpreh Kumbaro.
Më tej ajo thekson se “Ishte i suksesshëm sepse ishte një sezon i sigurt, që të gjitha komentet e turistëve qoftë edhe në rrjetet sociale, flisnin për një perceptim dhe për produkte të kënaqshme. Patëm numrin më të ulët të aksidenteve“.