-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pengmarrja e diplomave të studentëve/ Xhixho: Asgjë nuk ka ndryshuar për t’i mbajtur në vend mjeket e rinj

Kryesoret

Nën presidentja e Parisë së Lirisë Erisa Xhixho me anë të një postimi në rrjete sociale ka reaguar në lidhje me pengmarrjen e diplomave të studentëve të mjekësisë.

Xhixho shprehet se maxhoranca ka miratuar me nxitim një ligj të ri i cili i detyron studentët të qëndrojnë në Shqipëri tre vjet pas diplomimit.

“Asgjë nuk ka ndryshuar për t’i mbajtur në vend mjeket e rinj. Nuk janë rritur pagat e mjekëve, nuk janë përmirësuar kushtet e punës, nuk luftohet korrupsioni në shëndetësi dhe sistemi gëlon nga skandalet. Në vend të incentivave për të qëndruar në Shqipëri, qeveria u jep të rinjve vetëm arsye për të ikur”, shkruan Xhixho.

Më tej ajo shprehet se “E kemi mbështetur fuqimisht kauzën e studentëve të mjekësisë sepse besojmë se ikja e trurit dhe shpopullimi ndalen vetëm duke investuar fort te arsimi.
Por qeveria e inceneratorëve dhe skandaleve të korrupsionit nuk i ka pasur kurrë prioritet te rinjtë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit