Policia e Tiranës ka shpallur masat për garantimin e rendit gjatë derbit Tirana-Partizani, që zhvillohet mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania”.
Nga ora 17:00, do të bllokohen rrugët përreth stadiumit, duke përfshirë “Lek Dukagjini”, “Dervish Hima” dhe “Gjergj Filipi”. Tifozët e Partizanit do të lëvizin nga “Muhamet Gjollesha”, ndërsa tifozët e Tiranës nga sheshi “Skënderbej”.
Policia do të ushtrojë kontrolle për ndalimin e sendeve të ndaluara dhe kërkon që çdo tifoz të jetë i pajisur me dokument identifikimi. Të miturit nën 16 vjeç do të lejohen vetëm me shoqërimin e prindit.